Kronika

Lëndë shpërthyese në mjetin e biznesmenit, alarm në qendrën tregtare

Rreth orës 11:15 të kësaj të marte, në rrugën “Medar Shtylla”, tek parkingu i qëndrës tregtare “Kristal”, është gjetur një pako e mbështjellë me natriban.

Personat e pranishëm që kanë parë pakon e dyshimtë kanë njoftuar policinë, e cila ka vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë duke zbrazur qendrën tregtare dhe kanë mbërritur ekspertët xhenierë.

Konfirmohet se ka qënë lëndë plasëse dhe se është çaktivizuar. Hetimet paraprake dyshojnë se sasia e eksplozivit mund t’i ketë rënë ndonjë automjeti ku ka qënë i montuar, për të cilën dyshohet automjeti i një biznesmeni, N. S.

Lënda shpërthyese ishte e lidhur me një mekanizëm që bënte të mundur aktivizimin e tij me celular. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button