Home / Arte / Libri / Viti Kulturor i Kadaresë- Biblioteka Kombëtare, veprimtari kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar
Ismail Kadare

Viti Kulturor i Kadaresë- Biblioteka Kombëtare, veprimtari kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të organizojë në 12 shkurt disa veprimtari kushtuar shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare, në 80 vjetorin e lindjes.

Në kremtimet e Vitit Kulturor kushtuar Ismail Kadaresë, në BK do të hapet ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”, bën të ditur në një njoftim Ministria e Kulturës.

Kjo ekspozitë ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve; Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar etj deri te Tirana me “Bulevardin Broadway”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar.

Gjithashtu do të organizohet konferenca “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, me pjesëmarrjen e akademikëve: Rexhep Ismajli, Floresha Dado, shkrimtarit Bashkim Shehu, prof.Ardian Ndreca, prof.dr. Persida Asllani, prof.as, Mark Marku. Kjo konferencë do të bashkojë kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogëve e shkrimtarëve.

Një vend të rëndësishëm do të zërë edhe promovimi i përmbledhjeve studimore dhe bibliografive të konceptuara pikërisht për kremtimin e 80-vjetorit, si Kadare në gjuhët e botës, me autor B.Kuçuku, Onufri 2005, Kadare: Bibliografi II , studime për të (1953- 2010) .

Leave a Reply

%d bloggers like this: