Kosova

Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, sot në Kosovë

Hoxhaj-Mogherini1-521x350 Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, vendi i së cilës udhëheq Presidencën e BE-së, sot do te jete në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar dërguar nga MPJ kosovare, ministrja Mogherini gjatë pasditës do të takohet me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Më pas, të dy ministrat do te nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës e Italisë dhe do te japin nje konferencë të përbashkët shtypi.
Në 12 korrik, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Kroacisë, në Dubrovnik, në takimin me ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, ka shprehur domosdoshmërinë e nënshkrimit të MSA-së, që e ka quajtur punë javësh dhe datën për vizat deri në fund të vitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button