Politika

Raunig: Hapja e negociatave me BE-në, ka nevojë për mjedis politik konstruktiv

Ambasadori-i-OSBE-se-ne-Tirane-Florian-Raunig-ne-mbylljen-e-projektit-per-prektikat-me-te-mira-per-integrimin-e-romeve-Foto-Agim-Dobi-525x350Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, tha sot se hapja e negociatave për anëtarësimin në BE nga ana e Shqipërisë ka nevojë për një mjedis politik konstruktiv.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori Raunig theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat ishte lajm i mirë për Shqipërin, e cila duhet të përmbushë prioritetet kyçe, duke i kushtuar vëmendje sidomos administratës publike, reformës gjyqësore, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjes së të drejtave themelore.
Por, një nga sfidat më të mëdha, sipas tij, me të cilat po përballet Shqipëria, është mungesa e bashkëpunimit ndërmjet dy krahëve politikë. “Aktorët e politikës shqiptare duhet të shkojnë përtej ndarjeve të thella politike dhe mosbesimit me synim ndërtimin e konsensusit për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve, me të cilat përballet vendi”, shprehet Raunig.
“Nëse energjitë politike nuk përdoren për të bërë përpjekje reformuese serioze, gjithëpërfshirëse dhe produktive, ka pak gjasa që të ketë progres të shëndoshë për arritjen e objektivave ambiciozë të Shqipërisë”, nënvizon ambasadori Raunig në intervistën e tij.
I pyetur për detyrat më të ngutshme për zgjedhjet lokale të vitit 2015, ai thekson nevojën e nisjes pa vonesë të reformës zgjedhore, e cila duhet të jetë ‘sa më gjithëpërfshirëse dhe konsultative’. “Fushat ku mund të përmirësohet ligji zgjedhor, thotë ai, janë përputhshmëria e plotë me kuotën gjinore; dispozita më të qarta në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore, si dhe gjetja e mekanizmave për t’i dhënë fund çdo praktike që cënon lirinë e votës”, nënvizon ambasadori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button