Amerika

Trump e Sanders fitojnë në New Hampshire

Kandidati republikan, miliarderi Donald Trump, dhe ai demokrat, senatori i Vermontit, Bernie Sanders janë fituesit e zgjedhjeve paraprake për garën presidenciale të vitit 2016 në New Hampshire.

Sanders, që doli i pari përpara Hillary Clinton, tha se kjo fitore dëshmoi se njerëzit duan ndryshime reale, ndërsa ish-Sekretarja e Shtetit ishte e para që e uroi për fitoren, duke deklaruar se do të vazhdojë të luftojë për çdo votë në fushatë.

Ndërkohë, pasi njoftoi për fitoren e tij, edhe miliarderi Trump uroi social-demorkatin Sanders për fitoren, por duke mos harruar t’ju kujtojë amerikanëve se ai “dëshiron që t’ia dhurojë vendin të tjerëve” për shkak të politikave të tij.

Votimet në New Hampshire rezultuan me një përmbysje pasi në Iowa ishin Hillary Clinton nga kampi demokrat dhe Ted Cruz nga ai republikan, të cilët dolën fitues.

Për ndryshim nga rezultati shumë i ngushtë në Iowa mes Clinton e Sanders, në New Hampshire social-demokrati kishte një diferencë të theksuar në vota ndaj ish-Sekretares së Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button