Kosova

Qeveria e Kosovës mban Ankandin e Bonove të Thesarit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit KV003-16, ku u ofertuan Bono Thesari 12-mujore në vlerë nominale prej 25 milionë euro. Shuma e ofertuar do të shërbejë për ri-financimin e instrumentit të emetuar në shkurt 2015.

Njoftimi dërguar sot nga Ministria e Financave thekson se, në ankandin e Bonove të Thesarit, tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 72.2 milionë euro. Kjo është shuma më e lartë që ndonjëherë ka ardhur si kërkesë e tregut të Bonove të Thesarit. Ndërsa, është pranuar vetëm shuma e shpallur paraprakisht, e cila është 25 milionë Euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.97% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej 56 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 1.53%.

Blerësit e Bonove të Thesarit sipas kategorive janë Bankat private me 24.75 milionë euro si dhe Kompanitë e sigurimeve me 0.25 milion euro dhe si rezultat i normës më të ulët të ri-financimit do të ketë edhe të hyra buxhetore prej 138,036.59 euro.

Ankandi i Bonove të Thesarit i mbajtur dje është edhe një tjetër vlerësim pozitiv që kanë institucionet financiare në vend për stabilitetin financiar të qeverisë së Kosovës, duke shprehur kështu interesimin e tyre të lartë dhe gatishmërinë për Bonot e Thesarit. Por, njëherësh është edhe përkushtim i qeverisë së Kosovës për transparencë dhe treg të pastër të bonove të thesarit, thekson deklarata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button