Home / Politika / Byroja, Basha: E miratojmë nëse është sipas rekomandimeve të Venecias

Byroja, Basha: E miratojmë nëse është sipas rekomandimeve të Venecias

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është shprehur i preër se do të miratojë pr/ligjin e Byrosë së Hetimit të miratuar sot nga qeveria, nëse ajo i qëndron rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Në të kundërt, ajo është një truk për kreun e PD-së.

“Në mënyrë të qartë e të paekuivokë se drejtimi i byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga prokuroria. Është versioni i Byrosë nën prokurorinë siç e parashikon Venecia në rekomandimni e saj. Nëse po atëherë i janë përgjigjur ftesës sonë. nëse po i përgëzojmë dhe jemi gati t’i bashkojmë votat tona që nëser. Nëse jo atëherë ky është një truk për të fituar kohë dhe për t’i hedhur hi syve publikut dhe institucioneve kombëtare”, deklaroi kreu i PD-së Basha.

Ai tha se Edi Rama mund vetëm të pengojë reformën në drejtësi, por ajo do të miratohet “si me të, apo pa të”. Z. Basha akuzoi kreun e të majtëve se po vonon qëllimisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. “Dekriminalizimi fillon me largimin e Edi Ramës dhe eskortës së tij nga qeveria”, tha Basha.

‘Dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë një kusht i domosdoshëm për ndryshimin e madh në demokracinë e Shqipërisë për rivendosjen e Shqipërisë në kushtet e përshtatshme për integrimin europian, duke luftuar në radhë të parë korrupsionin qeveritar, si dhe për të ndjekur një grusht politikanësh të korruptuar. Duam të shprehim shqetësimin për zvarritjen e akteve nënligjore për Dekriminalizimin, e dimë mirë se Edi Rama, strategu dhe zbatuesi i kriminalizimit të poltikës e ka pranuar nga e keqja miratimin e këtij ligji. Ai ka treguar se mund ta linte në sirtarë të mykej, ndërsa tani po bën gjithçka që të mbrojë kriminelët, që t’i mbajë jashtë Kuvendit por brenda partisë së tij, me të njëjtat detyra: të vjedhin, plaçkisin dhe të blejnë votat në shërbim të aleancës së tij të krimit”, deklaroi kreu i PD-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: