Home / Politika / Emërohen 3 zv/ministra të rinj të qeverisë, ish-kreu i SHISH te Transportet

Emërohen 3 zv/ministra të rinj të qeverisë, ish-kreu i SHISH te Transportet

Mes vendimeve të marra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave është edhe emërimi i tre zëvendësministrave të rinj të qeverisë.

Konkretisht, Bahri Shaqiri është  emëruar në postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës.

Adela Shera Karapici është emëruar zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave është emëruar Roni Telegrafi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: