Kosova

Ambasadori i Irlandës dhe ambasadorja e Mauritanisë dorëzojnë letrat kredenciale

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takime të veçanta ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident për Kosovën, Pat Kelly dhe ambasadoren e Mauritanisë në Itali, jorezidente për Kosovën, Mariem Aouffa. Ambasadorja dhe ambasadori në ceremonitë e zhvilluara dorëzuan letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga çmoi mbështetjen që Irlanda i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë e shprehur për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare. Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ambasadori Pat Kelly theksoi përkushtimin e qeverisë së Irlandës për të mbështetur institucionet e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe për thellimin e bashkëpunimit në çdo sferë me interes për të dyja vendet.

Në pritjen tjetër të veçantë, Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Aouffa për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Mauritanisë në Republikën e Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mauritanisë, ndërkohë që theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vende në të gjitha fushat me interes bilateral.

Ambasadorja Mariem Aouffa shprehu gatishmërinë e institucioneve të Mauritanisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button