Teknologji

Pichai, shefi ekzekutiv më i paguar në SHBA

Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Google është më i paguari në SHBA në postin e tij.

Ai ka fituar plot 199 milionë dollarë në aksione. Pichai u bë shef ekzekutiv i motorit të kërkimit, pas krijimit të ‘prindërit’ të tij, Alphabet.

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, sipas Forbes kanë krijuar një pasuri përkatësisht prej 34.6 miliardë dollaë dhe 33.9 miliardë. Sipas Komisionit amerikan të sigurisë dhe të Letrave me Vlerë, 43-vjeçarit Pichai iu dhanë 273.328 aksione Alphabet më 3 shkurt, me një vlerë totale prej 199 milionë dollarë. Ky çmim i ri aksionesh e bën pasurinë e përgjithshme të Pichai 650 milionë dollarë.

Sundar Pichai iu bashkua kompanisë më 2004, dhe fillimisht drejtonte menaxhimin e produkteve për një numër klientësh të Google, përfshi dhe Google Chrome dhe Chrome OS,dhe më pas përgjegjës për Google Drive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button