roze

Hugh Jackman vazhdon betejën e tij me kancerin

Ai ka folur hapur për betejën e tij me kancerin e lëkurës dhe ditën e hënë Hugh Jackman ka treguar se sapo ka kryer një tjetër operacion në hundë.

Aktori australian 47-vjeçar ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet me një fasho në hundë.

“Një shembull se çfarë të ndodh kur nuk vendos krem dielli. Kjo është forma më e lehtë e kancerit, por serioze. Ju lutem përdorni gjithmonë krem dielli dhe bëni kontrolle të vazhdueshme”, shkruan bashkangjitur postimit Jackman.

Është hera e pestë në 2 vite që protagonisti i “Wolverine” ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në fytyrën e tij.

Në muajin maj të vitit të kaluar ai ka treguar se ka kryer 4 ndërhyrje në 18 muaj dhe se doktori e kishte lajmëruar edhe për operacione të tjera në të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button