roze

Johnny Depp do të “zhduket”

Johnny Depp do të jetë protagonisti i filmit “The Invisible Man” (Njeriu i padukshëm).

Sipas “Deadline”, Universal Picture do të ribëjë filmin e suksesshëm të vitit 1933, që atëherë pati regjinë e James Whale dhe protagonistë Claude Rains dhe Gloria Stuart. Rains interpretonte Dr. Jack Griffin, i cili zbulon sekretin e padukshmërisë duke bërë teste mbi një medikament, por në proces çmendet.

Producentë të filmit të ri do të jenë Alex Kurtzman dhe Chris Morgan. Filmi do të jetë përshtatje e romanit fantastiko-shkencor të HG Wells me të njëjtin titull.

Ende nuk është vendosur se kush do të jetë regjisori i filmit.

Burime për “The Hollywood Reporter” thanë se Ed Solomon do të jetë skenaristi i “The Invisible Man”. Solomon është i njohur për skenarin e filmit “Burrat me të zeza” (Men In Black).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button