IntervistaMuzike

Kur dëgjoja Vacce Zelën në 1965-sën

Shkrimtari Adam  Yamey tregon Shqipërinë sipas tij. Ccfarë ka ndryshuar në raportin e tij me shqiptarët nga vizita e parë në Kosovë më vitin 1975

Nga Rudina Hoxha

Adam Yamey (1)Shkrimtari anglez, Adam Yamey, vjen në një intervistë për Gazetwn SHQIP, për të zbuluar zhvillimin e imagjinatës së tij për Shqipërinë. Dikur se dinte as se ku binte ky vend, por sot e ka Shqipërinë të ‘skalitur në mendje.’  “Që në moshë të hershme, u bëra kurioz për Ballkanin në përgjithësi. Në fillim të vitit 1960, kur më lindi ky interes, më duhet ta pranoj me siklet se nuk e kisha as idenë se ekzistonte një vend që quhej  Shqipëri. Por kur e ‘zbulova’atë në një atlas të cilin po e shfletoja, aty mori fund gjithshka,” thotë Yamey në këtë intervistë.  Takimi i tij i parë me Shqipëtarët ndodhi  në vitin 1975 kur  shkrimtari vizitoi qytetin e Prizrenit në Kosovë. Ndërsa në Shqipëri erdhi në vitin1984 kur regjimi i komunizmit dominonte fort.  Ai e pranon se Britanikët dhe Shqipëtarët ndajnë dy gjëra shumë të çmuara “Patriotizmin dhe dashurinë për pavarësinë” ndërsa vlerëson statujën e Gjergj Kastriotit Skëndërbe në Londër dhe më tepër faktin që Londra ka filluar ta kujtojë këtë figurë patriotike.

Ju lutem, a mund të na thoni diçka më shumë për veten tuaj?

Kam lindur në Londër në vitin 1952. Prindërit e mi janë vendosur në Londër pasi kanë ardhur nga Afrika e Jugut. Pasi mbarova shkollën, fillova studimet universitare për fiziologji e më pas si dentist në University College London. Kam punuar si dentist për më shumë se 30 vite. Jam i martuar dhe kam një vajzë.

Po si u bëtë shkrimtar? Kur e vendosët se kjo ishte ajo që donit të bënit në jetë?

Ndodhi rastësisht. Pasi studjova historinë e familjes sime për disa vite me radhë, vendosa se ishte koha të përmblidhja përfundimet që kisha gjetur. Fillova të botoja disa artikuj në revista gjenealogjike. Më pas, me sygjerimin e një miku, shkrova një novelë të bazuar mbi jetën e një prej paraardhësve të familjes sonë. Romani “Aliwal” i vendos ngjarjet në Afrikën e Jugut të shekullit të 19-të. Më pas shkrojta një roman tjetër, të titulluar “Rogue of Rouxville” e cila përsëri bazohej në një historinë e një anëtari të familjes sonë i cili jetoi në shekullin e 19-të së pari në Gjermani, më pas në Afrikën e Jugut dhe në fund në SHBA.

Kush ishte kontakti juaj i parë me Shqipërinë?

Fillova të tregoj interes për Shqipërinë në vitin 1965 kur isha në shkollë të mesme. Kontakti im i parë me Shqipërinë ishte edicioni në gjuhën angleze në Radio Tirana të cilën e dëgjoja në radion time me valë të shkurtra. Më pas, i shkruajta Radio Tiranës dhe ato më dërguan shumë bujarisht një disk gramafoni i cili përmbante incizime të këngëve shqiptare, shumë nga të cilat të kënduara nga këngëtarja Vace Zela. Takimi im i parë me Shqipëtarët duhet të ketë qënë në vitin 1975 kur vizitova qytetin e Prizrenit në Kosovë. Ishte vetëm viti 1984 kur shkela në Shqipëri por masat e sigurimit ishin të tilla që ishte e pamundur të flisje me ndonjë shqiptar përvec guidave tona të Albturistit.

Ju lutem, më thoni diçka për librin “Albania on my mind” (“Shqipëria në mendjen time”). Përse Shqipëria u ‘skalit’ në mendjen tuaj?  

Në fakt, gjysma e këtij libri i jep përgjigjje pyetjes suaj. Shqipëria nuk ishte shumë e ‘skalitur’ në mendjen time, ajo u skalit gradualisht. Që në moshë të hershme, u bëra kurioz për Ballkanin në përgjithësi. Në fillim të vitit 1960, kur më lindi ky interes, më duhet ta pranoj me siklet se nuk e kisha as idenë se ekzistonte një vend që quhej  Shqipëri. Por kur e ‘zbulova’atë në një atlas të cilin po e shfletoja, aty mori fund gjithshka. Shpejt, kuptova se pothuajse asgjë nuk dihej për Shqipërinë nga një person i zakonshëm në Britaninë e Madhe dhe ajo pak që munda të zbuloj më bëri të më rritet interesi për këtë vend gjithnjë e më shumë. Libri im“Albania on my Mind” trajton në detaje pikërisht zhvillimin e imagjinatës sime për Shqipërinë.

Si vijnë Shqipëtarët tek ju? Çfarë mendoni se Britanikët ndajnë me Shqipëtarët? 

Pothuajse pa asnjë përjashtim, Shqipëtarët, Kosovarët dhe Arbëreshët që unë i kam takuar, kanë qënë miqësorë dhe bujarë dhe shumë krenarë që janë Shqipëtarë. Ata të gjithë duken të kënaqur që jam i interesuar për popullin shqiptar në tërësi.

Çfarë ndajnë Britanikët me Shqipëtarët?Patriotizmin dhe dashurinë për pavarësinë.

Libri tjetër i juaji “Nga Shqipëria në Sicili” flet për popullin arbëresh. Përse të huajt, sidomos ata që janë të interesuar për historinë, duhet ta lexojnë këtë libër?

Arbëreshët, që jetojnë siç kanë jetuar jashtë Perandorisë Otomane, më ndihmuan të zhvilloj letërsinë dhe çështjet e tjera kulturore. Në Siçili, ata luajtën një rol të rëndësishëm duke i ardhur në ndihmë Giuseppe Garibaldi-t. Ata ishin gjithashtu aktivë në lëvizjet që çuan në krijimin e Shqipërisë si një vend i pavarur në 1912.

Arbëreshët, sidomos ato të Siçilisë, ishin fortësisht të pavarur. Ata zgjodhën ti shpëtonin dominimit të pushtuesve Otomanë dhe gjatë shekujve që ata jetuan në Siçili, ata ja dolën të ruanin gjuhën e tyre, traditat dhe kulturën pavarësisht se ishin të rrethuar nga Siçilianët italinë të cilët ju nënshtruan regjimit të Spanjës Imperiale.

Çfarë ndjenjash stimulon statuja e Gjergj Kastriotit Skanderbeg në me të Londrës? 

Nuk di ta them. E di që ngritja e kësaj statuje është nxitur nga Ambasadori Shqiptar në Londër, Z. Mal Berisha. Personalisht jam i lumtur që ajo statujë ekziston aty. Skënderbeu, trimëria e së cilit, ndali shtrirjen e ushtrive Otomane drejt Italisë dhe Europës Perëndimore, meriton të përkujtohet në Europën Perëndimore. E di që në Romë është Piazza Scanderbeg “Sheshi Skëndërbe”dhe ka qënë aty për një kohë të gjatë. Kështu, jam i lumtur që më në fund, Londra ka filluar ta kujtojë atë.

Kur do të vini në Shqipëri? Kush janë planet tuaja më tej? 

Ne tashmë i kemi prerë biletat për udhëtimin tonë në fund të Majit në Shqipëri. Sa i takon planeve për libra, mund të them se po mbaroj një biografi të detajuar të stërgjyshit tim i cili arriti në Afrikën e Jugut në moshën  18 vjecare dhe 47 vite më vonë, u nderua duke u zgjedhur Senator në parlament. Kur ta mbaroj këtë libër, mund të shkruaj një libër mbi udhëtimet dhe përfundimisht, të nis një tjetër  për shqiponjën me dy-krena.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button