Bota

Brazili tërheq ambasadorin nga Izraeli

aaa263Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Izraeli si pasojë e vijueshmërisë së operacioneve në Gaza. ”Qeveria braziliane e konsideron dhunën e përshkallëzuar të papranueshme dhe ne dënojmë plotësisht përdorimin disproporcional të forcës nga ana e Izraelit në Gaza”, thuhej në një deklaratë të cituar nga media izraelite. Ndërkohë, linja ajrore egjiptiane ”Air Sinai”, e kontrolluar nga ”Egypt Air”, e vetmja agjenci që lidh Egjiptin me Izraelin, ka pezulluar fluturimet për në Tel Aviv për një periudhë kohore të pacaktuar për shkak të situatës së rrezikshme në zonë, deklaruan burimet e aeroportit në Kajro. Ky veprim detyroi ambasadorin e Izraelit në Kajro, Haim Corey, së bashku me nëntë zyrtarë të ambasadës, për të udhëtuar në Tel Aviv përmes Ammanit. Vendimi vjen pasi autoritetet federale të aviacionit në SHBA ndaluan fluturimet e avionëve amerikanë për në Tel Aviv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button