Home / Politika / Nishani takim me Metën, mblidhet dhe njësia e koordinimit e maxhorancës

Nishani takim me Metën, mblidhet dhe njësia e koordinimit e maxhorancës

Pas të enjtes së vrullshme me debate të forta në Kuvend, dita politike sot ka nisur me pritjen nga ana presidentit të Republikës Bujar Nishani të kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Takimi ka zgjatur shumë pak, vetëm 20 minuta dhe ende nuk ka asnjë njoftim për temat e diskutuara.

Me pas kreu i LSI Ilir Meta i është drejtuar Vilës 30 në Tiranë, ku kanë shkuar edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe sekretari i grupit socialist Taulant Balla. Ky është takimi i përjavshëm që bëjmë drejtuesit e koalicionit të mazhorancës. Në takim kreu i LSI shoqërohet nga ministrat Manjani e Haxhinasto, si dhe kreu i grupit të deputetëve të LSI, Petrit Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.