Amerika

Clinton e Sanders përlasen për presidentin Obama

Kandidatët demokratë Hillary Clinton dhe Bernie Sanders u përplasën ashpër mbi mbështetjen për presidentin Obama në debatin e tyre të parë televiziv që prej votimeve të New Hampshire.

Clinton u përpoq ta projektonte veten si mbrojtëse të trashëgimisë së Obamës, duke shigjetuar kritikat e Sandersit për kreun e administratës: “Ato lloj kritikash që dëgjoj për Presidentin nga senatori Sanders do t’i prisja nga republikanët, jo nga njëri prej nesh”.

Parapraket e radhës mbahen në Nevada dhe Karolinën e Jugut, shtete me numër të madh minoritarësh, në mesin e të cilëve Barack Obama është mjaft popullor. Sanders nga ana e tij kopsiti një mesazh mbi ndershmërinë ekonomike si mënyrë për të sheshuar pabarazinë në radhët e komuniteteve me ngjyrë. Shënjestra e sulmeve të tij mbi këtë temë u bë njeriu që kryeson garën për nominim në kampin republikan, Donald Trump.

“Emigrantët nuk duhet të përdoren si dashi i kurbanit për pasigurinë ekonomike. Ne duhet të ngrihemi kundër të gjithë Trump-ëve nëpër botë që po përpiqen të na përçajnë”, tha Sanders.

Duke huazuar gjuhën e përdorur nga kundërshtari, Clinton tha se ekonomia është “manipuluar” në favor të të pasurve. Ish-Zonja e Parë, e cila po përpiqet të vitalizojë fushatën e saj pas humbjes në New Hampshire, ka marrë së fundi mbështetjen e shumënevojitur të një blloku me mjaft influencë demokratësh me ngjyrë në Kongres.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button