Kosova

Avokati i Popullit vendoset në ish godinën e Bankës së Lubjanës

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë do të vendoset në ish godinën e Bankës së Lubjanës, bën të ditur ministri për Integrime Evropiane Bekim Çollaku.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Çollaku shprehet se “më në fund mund të konfirmoj se u përmbush plotësisht edhe rekomandimi i Komisionit Evropian në kontekst të Liberalizimit të Vizave i ndërlidhur me sigurimin e objektit dhe pavarësisë buxhetore të Avokatit të Popullit. Sot së bashku me Avokatin e Popullit kemi gjetur zgjidhje për vendosjen e këtij institucioni në godinë të re. Kjo do të siguroj funksionimin normal dhe me kapacitete të plota të këtij institucioni. E falënderoj personalisht Avokatin e Popullit Hilmi Jashari për konstruktivitet dhe për durimin e deritanishëm dhe i uroj sukses atij dhe institucionit që drejton në përmbushjen e detyrave të tyre. Gjithashtu falënderoj edhe Ministrinë e Administratës Publike dhe të gjithë zyrtarët e përfshirë në gjetjen e kësaj zgjidhje”.

“Ky është lajm i mirë për funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm që për mision ka mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke qenë se ka qenë një nga 8 kriteret e fundit të vëna nga Komisioni Evropian. Mbetet vetëm edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, gjë që është kërkuar të përfundohet para se qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza në BE

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button