Ekonomia

Shqipëri-Kroaci, diskutohet vendosja e linjë detare dhe ajrore

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti të premten në një takim ambasadoren e re të Kroacisë, Sanja Bujas Juraga.

Zyra e shtypit e MTI-së bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp se në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve, u theksua se duhet të forcohet bashkëpunimi në fushën e transportit.

“Në takim, sipas zyrës së shtypit, u ra dakord që të planifikohet në të ardhmen një mbledhje e komisionit të përbashkët në fushën e transportit.

“U ra dakort të punohet për vendosjen e një linje detare mes 2 vendeve. Si dhe për të parë mundësinë e 1 linje direkte ajrore, mes Zagrebit dhe Tiranës”, thuhet në njoftimin e MTI-së, shpërndarë për mediat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button