Bota

Bien shitjet, “The Independent” mbyll versioni e printuar; tashmë vetëm online

“The Independent” i dorëzohet teknologjisë. Drejtuesit e gazetës së famshme britanike njoftuan mbylljen e versionit të shkruar të saj dhe përqendrimi i energjive dhe burimeve njerëzore në ofrimin e shërbimit vetëm online.

Lajmi është dhënë nga grupi mediatik “ESI”, i zotëruar nga Evgeny Lebedev, djali i Alexander Lebedev, miliarderi rus që bleu “The Independent” për vetëm 1 paund.

“Ky vendim ruan emrin e Independent dhe na lejon ne që të vazhdojmë të investojmë në cilësinë e editorialeve tona për të tërhequr gjithnjë e më shumë lexues në platformën tonë online”, thotë Lebedev.

Zotëruesit e grupit mediatik “ESI” njoftuan se nga kjo mbyllje do të ketë edhe shkurtime në staf. Numri mbetet për t’u përcaktuar pas konsultimeve.

Versioni i fundit i shtypur i “The Independent” do të dalë të shtunën më 26 mars, ndërsa për suplementin “Independent on Sunday” do të jetë 20 marsi data e fundit e hedhjes në treg në versionin e printuar.

“The Independent” doli për herë  të parë si gazetë në vitin 1986 dhe brenda një kohe të shkurtër u bë një ndër gazetat me të rëndësishme dhe burim informacioni dhe referimi për shumë të tjera jo vetëm në ishull, por në mbarë botën.

Së fundmi, ashtu si edhe shumë gazeta të tjera që operojnë të printuara, edhe kjo gazetë po ndjente peshën e rëndë të internetit, që i ka reduktuar shitjet në minimumet historike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button