Bota

Stamboll, shembet ndërtesa 5-katëshe

Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në qendër të Stambollit, e sipas raporteve në median turke, mund të ketë njerëz të mbetur brenda saj.

Godina ngrihej pranë një zone të rëndësishme tregtare, Istiklal Avenue. Në katin e parë të saj ndodhej një kafene, por nuk dihet me siguri nëse gjendej dikush aty në momentin e incidentit.

E përditëshmja Hurriyet thotë se në vendngjarje mbërritën me shpejtësi ekipe zjarrfikësish e autoambulanca.

Punonjësit e shpëtimit po kërkojnë në gërmadha për persona të bllokuar, ndërsa mbi shkakun e rrëzimit, nuk ka ende asnjë të dhënë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button