Home / Teknologji / Biopsia bëhet dixhitale

Biopsia bëhet dixhitale

Një teknologji dixhitale ku mund ‘të shohësh’ qelizat e tumorit një për një, të analizosh gjenet dhe mutacionet pa asnjë ndërhyrje dhe të gjesh kështu kurën e përshtatshme për çdo pacient.

Është ky rezultati i arritur nga dy studues italianë i publikuar në Scientific Reports, revista e grupit Nature.

“Biopsia dixhitale” është në gjendje të skanojë njësitë tumorale si të ishin piksel, duke u përballur me karakteristikat e tyre me ato të qelizave të shëndetshme.

Metoda
Në këtë mënyrë thonë shkencëtarët mund të dixhitalizohen qelizat tumorale të një kampioni, të analizohen një për një duke i izoluar si grupe homogjene. “Shumë shpesh, afërsisht në një pacient në 6, përqindja e qelizave tumorale të pranishme në kampioni e një biopsie është shumë e ulët për të pasur një vlerësim të besueshëm të karakteristikave gjenetike të tumorit. Por kjo është një kusht i nevojshëm për të zgjedhur terapinë”, thotë Nicolo Manaresi, koordinatori i studimit.

Saktësia ekstreme
“Falë teknikës sonë, mund të shpërbëjmë biopsinë deri në qeliza të lira, për t’i dixhitalizuar më pas një për një”, vijon Manaresi.

Gjetja e qelizave “më të rrezikshme”
Parimi nga u nisën dhe studiuesit ka të bëjë me mekanizmi tumoral. Kanceri në fakt zakonisht është heterogjen pasi zakonisht i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme dinamike qelizoreqë gjenerojnë nëntipe të ndryshme të tumorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.