Teknologji

Një aplikacion të tregon ngjashmërinë me qenin

Ngjajmë me një labrador apo një aski siberian? Apo një pekinez? Për ta marrë vesh mjafton të ngarkosh një foto në një aplikacion apo faqe interneti dhe të lexosh përgjigjen.

Ideja është e skuadrës “Garage” të Microsoft. Aplikacioni Fetch, dhe faqja e internetit what-dog.net, të identifikojnë në bazë të fotos me kë racë qensh ngjan jnë person.

Për administratorin e Microsoft, Satya Nadella, për shembull mendohet se i ngjan shumë llojit të qenit Staffordshire Bull Terrier, ndërsa për themeluesin Bill Gates, ngjashmëria është me grifonen e Brukselit.

Administratori i Apple, Tim Cook, ngjason me Scottish Terrier. Programi duket se nuk ka dyshime për ngjashmërinë mes pastorit gjerman dhe numrit një të Facebook, Mark Zuckerberg. Përveç racës, në përgjigje janë dhe karakteristikat kryesore të kafshës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button