Keshilla

Nuk keni blerë ende dhuratë, ja idetë e minutës së fundit

Tashmë ju ka mbetur shumë pak kohë për të zgjedhur dhuratën e duhur për të dashurin apo të dashurën e jetës suaj. Nga kjo festë ju ndan vetëm një ditë, e ju ende nuk keni blerë asgjë! Paniku ju ka kapur sepse e dini se nuk ka më bukur se kur ditës së të dashuruarve iu bashkëngjiten edhe dhurata simbolike të shoqëruara me fjalë zemre! Ne po ju sjellim disa ide për t’iu lehtësuar sa më shumë “punën”. Ju zgjidhni kush është më e përputhshme si me shijet ashtu edhe me xhepin tuaj. Bën punë edhe një darkë romantike ose thjesht një film në televizor, por duhet të dini si të krijoni kujtime të paharrueshme. Për Shën Valentin, për 24 orë ku do të shohim nëpër rrugët e qytetit çifte dorë për dore, tullumbace, lule të kuqe dhe pamje romantike në restorante të ndryshme. Por le t’i kthehemi temës së dhuratave. E para dhe më e larmishmja është bota e bukurisë si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Për xhentilesë le ta nisim nga këto të fundit.

Për partneren

Klasikët mund të blejnë një tufë të bukur me lule duke e shoqëruar me një kuti çokollatash. Disa mund t’i bashkëngjisin edhe një dedikim të ndjerë në pak rreshta. Ndërsa disa të tjerë mund të zgjedhin për të dhuruar sendet e mëposhtme:

– Çorape prej pambuku me dizenjo të simboleve të dashurisë. Nëse partnerja juaj është adhuruese e tyre mos hezitoni aspak.

– Kornizë të vjetër ku mund të shkruhet dedikimi “Të dua” në gjuhën që dëshironi. Por gjithashtu si dedikim mund të mendoni edhe diçka tjetër.

– Tullumbace në formën e zemrës, me ngjyra të ndryshme.

– Një këllëf celulari, i cili është krijuar apostafat për femrat, me ngjyrat dhe dizenjot e tyre të preferuara.

– Ndonjë simbol që mund të vendoset te varëset, në qoftë se ajo preferon shumë detajet.

– Një kupë ose gotë për ta përdorur në zyrë, në mënyrë që ajo t’ju kujtojë edhe kur është e ngjeshur me punë.

– Ngjitëse me zemra nëse partnerja juaj është e pasionuar pas produkteve të kancelarive.

-Dedikime të cilat të dashurës tuaj mund t’ia ngrenë humorin çdo ditë. Pra një dedikim për çdo ditë të vitit, në formën e kalendarit.

– Një bluzë e cila përmban inicialet e saj ose tuajat bashkë ose diçka që juve ju bashkon.

– Stilolapsa që vendosen për raste të veçanta apo për të shkruar letrat tuaja të dashurisë, të cilat për hir të së vërtetës nuk vdesin kurrë.

Për partnerin

-Parfum ose set SPA

Po, parfum pavarësisht mendimit që parfumi sjell ters, kjo është një nga dhuratat më të përdorura për këtë ditë. Zgjidhni një aromë të cilën ju e pëlqeni shumë dhe me siguri edhe partneri do ta përdorte përderisa ju e adhuroni atë aromë. Një opsion tjetër është blerja e një seti SPA, ku mund të ketë: parfum, xhel dushi, deodorant, krem pas rroje po kolonjë. Në fakt, një set SPA është një dhuratë e përshtatshme si për meshkuj edhe për femra.

-Të brendshme

Thyeni monotoninë në shtrat me një palë të brendshme speciale. Diçka provokuese, e pazakontë, që mund t’ju argëtojë të dyve.

-Diçka elektronike

Tashmë dihet që meshkujt janë më të prirur për gjëra elektronike sesa femrat. Zgjidhni një MP3, iPod, Playstation apo celular të teknologjisë së fundit. Të jeni të sigurta që dhurata do t’i pëlqejë.

-Kornizë dhe foto

Një kornizë e bukur bashkë me një foto tuajën që ju kujton një moment special, ndoshta bardhezi, është një ide për meshkujt që pëlqejnë gjërat romantike. Edhe pse kujtimet janë gjithmonë në mendje dhe në zemër, stampimi i tyre në foto, bën që ju t’i ripërjetoni sa herë që i shihni. Dhe kjo është një ndjesi e bukur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button