Presidenciale

Pritja në aeroport, Presidenca zbardh takimin Nishani-Kerri

Presidenca zbardh takimin disaminutësh mes presidentit Nishani dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, në aeroportin e Rinasit. Kerri u prit në aeroport nga kreu i shtetit, me të cilin ka zhvilluar një bisedë që zgjati pak minuta.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Presidencës, Nishani e ka cilësuar vizitën e sekretarit Kerri si një dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët e Shqipërisë janë pranë saj në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me vendin tonë dhe me rajonin.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.

Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerri për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button