Home / Kronika / Kronika e zeze / Gjendet një kufomë në Dajt. Policia: Mbi 6 muaj që ka humbur jetën

Gjendet një kufomë në Dajt. Policia: Mbi 6 muaj që ka humbur jetën

Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në Priskë të Dajtit, në vendin e quajtur Zabel.

Policia e Tiranës bën të ditur se kufoma ishte e groposur jo shumë thellë dhe është parë nga një bari i zonës.

Kufoma është transportuar pranë morgut në SQU për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e vdekjes, ndërsa mendohet se kufoma e seksit mashkull të ketë humbur jetën 6 muaj më parë.

Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.