Home / Kosova / Aktivizohet “Kryetari Rezervë” i LDK’së

Aktivizohet “Kryetari Rezervë” i LDK’së

Fatmir Sejdiu ka zhvilluar sot një takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou. Natyrisht, takimi nuk ka kurrëfarë rëndësie, mirëpo ai është bërë publik dhe fotot e takimit i janë shpërndarë medieve.

sejdiu-3
Ky takim duket se i ka shërbyer ish-Presidentit për të përçuar mesazhe se “ende është këtu” dhe se po merret me politikë.

Sejdiu po tenton të shfaqet si “Kryetar Rezervë” i LDK’së, sa herë që Isa Mustafës nuk i ecin mirë gjërat. Sikurse këto ditë, bie fjala, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e pezullon atë nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.