Ekonomia

Bordi i FMN-së pritet të miratojë të mërkurën këstet e radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të miratojë të mërkurën këstet e radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare.

Dhënia e ‘ok’ për miratimin e kësteve u konfirmua pas vizitës që zhvilloi misioni i FMN-së në Tiranë, në nëntor të vitit 2015. Misioni miratoi në nivel ekspertësh dy këste kredie për Shqipërinë, pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Përfaqësues të FMN-së deklaruan në Tiranë se gjithçka po ecte sipas planit: të dhënat kryesore të ekonomisë po fitojnë qëndrueshmëri dhe reformat strukturore po japin rezultatet e para.

Ndërkohë që një mision i Fondit pritet të mbërrijë shumë shpejt në vendin tonë, ku në qendër të diskutimeve me autoritet më të larta të financave publike do të jenë sërish reformat strukturore.

Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se takimi i ardhshëm mes palëve do të ketë fokus reformat strukturore por edhe ecurinë në luftën kundër informalitetit. Reformat strukturore kanë marrë vlerësime pozitive nga shoqëritë ndërkombëtare.

Në fillim të muajit shkurt, kompania e vlerësimit financiar, Standard & Poor’s përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga niveli B në B+, me perspektivë të qëndrueshme. Sipas kompanisë, përmirësimi i notës për borxhin e Shqipërisë reflekton besimin se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme, nën programin e bashkëpunimit me FMN-në.

Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe aprovimi në datën 17 shkurt është shumë i rëndësishëm edhe për të mbajtur po të njëjtin parashikim ekonomik nga agjencitë e raitingut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button