Home / Ekonomia / Plus merr pjesë në tenderin e hapur publik për marrjen e licencës së shërbimeve 3G

Plus merr pjesë në tenderin e hapur publik për marrjen e licencës së shërbimeve 3G

aPlus Communication sh.a, njofton se merr pjesë në Tenderin Publik me procedurë të hapur nga AKEP në 15 Shkurt 2016, për të marrë të drejtën e përdorimit në spektrin e frekuencave 3G, përkundrejt pagesës 2,088,066 EUR sipas tarifës së përcaktuar nga AKEP.
Kompania PLUS bën të ditur se ka investuar që në fillimet e saj për këtë teknologji dhe më në fund do të këtë mundësinë ta përdorë teknologjinë për dhënien e shërbimit 3G për të gjithë përdoruesit celular në të gjithë territorin shqiptar.
Testimet teknike në terren kanë rezultuar të suksesshme, duke garantuar se shërbimi i ofruar do të vazhdojë të jetë cilesor dhe i denjë për t’u përballur me konkurrencën aktuale në treg.
Me marrjen e kësaj licence, edhe abonentët e PLUS do të komunikojnë më shpejt dhe më me lehtësi duke shijuar avantazhet e teknologjisë së avancuar të Plus.
Rreth Plus Communication sh.a:
PLUS, operatori i vetëm shqiptar celular në Shqipëri, është një ndër investimet më të rëndësishme të komunitetit shqiptar të biznesit. Fokusi primar i kompanisë vazhdon të jetë përmirësimi i eksperiencës së shërbimit celular, duke gjetur mënyra e forma inovative që e bëjnë atë të vërtetë dhe të arritshme për të gjithë nivelet e konsumatorit.
Rrjeti PLUS mbulon 98 % të popullsisë së Shqipërisë në zona rurale dhe urbane.
Aktualisht, kompania numëron 322 punonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.