Kronika e zeze

Shkrumbohet një apartament në lagjen Rus, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes

-Bombulat e gazit vazhdojnë të jenë një problem shqetësues për komunitetin e qytetit verior.zjarr

Gjendja e tyre jashtë kushteve teknike, si dhe rimbushja e tyre me metoda primitive të pika të paliçensuara, ka regjistruar rastin e rdhës së djegjes së banesave në qytetin verior.

Burime nga sektori i Mbrojtjes Kundër Zjarrit, bënjë të ditur për ATSH-në se rasti në fjalë i përket një zjarri të rënë në një prej pallatave të lagjes “Rus” të qytetit të Shkodrës, ku shpërthimi i bombëles së gazit në apartamentin e familjes, Sabi Keçi ka bërë që brenda pak minutash zjarri të përfshirë të gjithë hapësiren e baneses duke shkrumbuar në një kohë shumë të shpejtë gjithçka ka pasur brenda në shtëpi.

Edhe pse dy automjete të zjarrfikësve kanë mbërritur në kohë rekord në vendngjarje, ndërhyrja e tyre ka bërë të mundur vetem lokalizimin dhe më pas shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit, duke mos e lënë atë të përhapet në banesat e tjera.

I pyetur nga ATSH, kryefamiljari Keçi, bëri të ditur se në momentin e rënies së zjarrit, brenda kanë qenë të gjithë antarët e familjes, por fatmirësisht që të gjithë kanë arritur të dalin pa pasoja të rënda nga zona e zjarrit.

Keçi, pranoi gjithashtu edhe se shkaku i rënies së zjarrit ka qënë shpërthimi i bombulës së gazit, ndërkohë që bën apel që strukturat kompetente të qeverisjes vendore të marrin masa për disiplinimin e firmave përkatëse përsa i përket ktij sektori, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tjera të kësaj natyre./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button