Home / Kronika / Anulohet ankandi i avionëve dhe helikopterëve

Anulohet ankandi i avionëve dhe helikopterëve

Ministria e Mbrojtjes në cilësinë e autoritetit shitës njofton anulimin e procedurës së ankandit publik me objekt “Shitje avionë dhe helikopterë për përdorim joushtarak”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 22.02.2016, sipas njoftimit të ankandit të publikuar në buletinin e njoftimeve publike të datës 01.02.2016.
Procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik, bazuar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar.
Sipas Ministrisë, në rast të rishpalljes së procedurës së ankandit publik, do të bëhen njoftimet përkatëse në buletinin e njoftimeve publike te APP dhe në website-n e Ministrisë së Mbrojtjes

Leave a Reply

Your email address will not be published.