Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni: Në 2015 numri i turistëve është rritur me 10.9 përqind

Maqedoni: Në 2015 numri i turistëve është rritur me 10.9 përqind

bbbbbOda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) ka shpalosur të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikat, të cilat flasin se në periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluar, në Maqedoni kanë qëndruar 816,067 turistë, numër ky me 10.9 përqind më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

OEM thotë se në bazë të statistikave numri i turistëve vendas në vitin 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënon rritje me 6.5 përqind, ndërsa rritja e përqindjes së turistëve të huaj shkon në 14.2 përqind.
Numri i qëndrimeve në të njëjtën periudhë krahasuese është rritur mesatarisht me 9.0 për qind. Te turistët vendor është rritur për 6.0 për qind, ndërsa te turistët e huaj është rritur për 12.3 përqind.
“Shumica e turistëve që vijnë për të vizituar Maqedoninë janë nga Turqia, më pastaj vijojnë ata nga Greqia, Serbia, Holanda dhe Bullgaria. Nga janari i këtij viti është bërë rritja e subvencioneve për mysafirët të cilët vijnë me fluturime çarter nga Izraeli, Austria, Malajzia, Koreja e Jugut, Italia, Franca dhe Spanja nga 25 deri 65 euro për person. Për turistët nga Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Polonia dhe Rumania, rritja është nga 25 deri në 35 euro “, deklaroi Daniela Mihajlovska Vasilevska, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Ajo shtoi se në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për problemet e grumbulluara në turizëm dhe hotelieri, si një segment i rëndësishëm për ekonominë e vendit, sektori i biznesit kërkon masa stimuluese për rritjen e numrit të turistëve vendas.

One comment

  1. E po te kete MAQEDONIA bileta avjoni nga 25 deri ne 60 euro qe ska as det me duket e pa besushme kur ne per nje ore udhetim pagojme dyfishin ,kjo do te thote qe kemi patur politikane, kemi dhe do te kemi ( politikane te pa ngopur te felliqur dhe hijena qe hane dhe nga te vdekurit,se ne me avjone udhetojme vetem ne raste vdekjesh).

Leave a Reply

%d bloggers like this: