Home / Parlamentare / Meta: Së bashku mund të ndryshojmë për mirë jetën tonë

Meta: Së bashku mund të ndryshojmë për mirë jetën tonë

IMG_4957-516x350Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shtroi një darkë iftari me rastin e Muajit të Ramazanit, ku të ftuar ishin përfaqësues të lartë nga të gjitha komunitetet fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit etj.

Meta u shpreh se pavarësisht besimit dhe bindjeve politike që ndajmë, të gjithë lutemi në shqip dhe se Muaji i Madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore.

“Muaji i Madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore, peshën e modestisë dhe shërbesës, ndihmën dhe solidaritetin ndaj më të dobëtëve, vlera të cilat, në këtë botë të turbullt, me kaq shumë dhembje e humbje, me kaq pasiguri, janë një nga rrugët më të sigurta drejt shpëtimit dhe ndryshimit për mirë të vetë botës. Sepse qëllimi i tij është pastrimi i zemrës, shpirtit, moralit dhe triumfi mbi të keqen, veset e të shëmtuarën”, u shpreh Meta.

“Besimi tek Zoti dhe besimi tek njeriu, dashuria për Zotin dhe dashuria njeriun, mund ta çojnë një shoqëri përpara”, tha Meta. Po ashtu, ai theksoi se “në këtë muaj ne kemi mundësi dhe të gjykojmë me qetësi për një nga vlerat tona më të mëdha si shoqëri dhe si komb, që është bashkëjetesa e mrekullueshme e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca shembullore mes tyre. Mjafton të kujtojmë këtë kontrast dhe të kuptojmë se të paktën në këtë pikë jemi të bekuar. Së bashku mund të ndryshojmë për mirë jetën tonë, të kemi më pak varfëri e dhembje, më shumë shpresë tek e nesërmja dhe më shumë solidaritet”, përfundoi Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: