Bota

Belgjikë, çmontohet celula e ISIS në Bruksel; 10 të arrestuar

Të paktën 10 persona janë arrestuar në Bruksel nga autoritetet belge, në kuadër të një seri kontrollesh që kishin si qëllim çmontimin e një rrjeti rekrutimi të ISIS.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e prokurorit federal përmes një komunikate, ku thuhet se operacionet e policisë janë kryer në katër lagje të ndryshme, mes të cilave Molenbeek, e zgjedhur si strehë nga ekstremistët.

Gjatë aksioneve, forcat e policisë kanë sekuestruar material informatik dhe telefonë celularë, që tashmë janë nën mbikëqyrjen e hetuesve.

“Aksioni ka vërtetuar faktin se persona të shumtë kanë udhëtuar për në Siri për t’u bashkuar me Shtetin Islamik”, thuhet më tej në komunikatën zyrtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button