Home / Kosova / Senatori amerikan Bob Corker, vlerësim dhe përkrahje për proceset në Kosovë

Senatori amerikan Bob Corker, vlerësim dhe përkrahje për proceset në Kosovë

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Corker, në takim sot në Prishtinë me kryeministrin kosovar, Isa Mustafa, vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Duke theksuar miqësinë e fortë ndërmjet dy shteteve, senatori Corker çmoi njëkohësisht lidershipin dhe vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për të avancuar proceset zhvillimore e demokratike në vend.

Senatori Bob Corker u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë, duke theksuar përkrahje për proceset në Kosovë.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi senatorin Corker për trendet pozitive të zhvillimeve në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, si rezultat i politikave dhe reformave të ndërmarra nga everia e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi në detaje për prioritetet e qeverisë dhe fokusin e saj kryesor në zhvillimin ekonomik, proceset integruese euroatlantike, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike. Ata biseduan gjerësisht edhe për zhvillimet politike në Kosovë, ku  kryeministri e njoftoi për përkushtimin e plotë të qeverisë për adresimin me dialog në institucione, të çdo teme të rëndësishme, duke lënë anash format e dhunës të përdorura për kauza të paqëndrueshme politike.16mustaf1

Kryeministri Mustafa theksoi mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës janë krenarë me miqësinë e shtetit të Kosovës me SHBA-të, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në botë”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, Senatorin Bob Corker.

Leave a Reply

%d bloggers like this: