Home / Politika / Presidentja e Maltës viziton Tiranën

Presidentja e Maltës viziton Tiranën

Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca vjen të mërkurën në Tiranë me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, në kuadër të një vizite shtetërore në vendin tonë.

Axhenda e vizitës nis në ora 10:00 me ceremoninë zyrtare të pritjes në Presidencë, që do të pasohet nga takimi kokë më kokë mes dy presidentëve dhe më pas bisedimet e dy delegacioneve.

Rreth orës 11:35 në prani të kryetarëve të të dy shteteve do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Jashme të Shqipërise dhe asaj të Maltës mbi “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”.

Konkluzionet e takimit, dy presidentët do t’i paraqesin rreth mesditës në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa të mërkurën pasdite (ora 17:00) ata do të përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-maltez, në Hotel Tirana International.

Leave a Reply

%d bloggers like this: