Home / Teknologji / Tashmë nuk ju duhet të shkruani më në WhatsApp

Tashmë nuk ju duhet të shkruani më në WhatsApp

Lamtumirë tastierë, me Google App mudn të dërgosh mesazhe WhatsApp nga pajisjet Android me një komandë zanore. Por për të përftuar këtë opsion duhet përditësuar aplikacioni në versionin më të fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Google. “Keni pyetur ndonjëherë veten sa mesazhe dërgoni në ditë mes miqve, të afërmve apo në punë? Ndoshta dhjetra”, shkruan kompania.

Por teksa jeni duke bërë vrap, apo po gatuani nuk është e thjeshtë të shkruash në tastierë, dhe për këtë kompania ka krijuar prej kohësh komandat zanore për të dërguar mesazhe në Google App, për pajisjet Android. Tashmë mund të bëni të njëjtën gjë me WhatsApp, por edhe Telegram, Viber, WeChat apo Hangout.

Leave a Reply

Your email address will not be published.