Home / Nga Facebook / Ne kujtim te poetit Frederik Rreshpja

Ne kujtim te poetit Frederik Rreshpja

Frederik Rreshpja

Frederik Rreshpja

Si sot, plot dhjetë vjet më parë, iu bashkua eterit kozmik, një FRYMË, liriku i madh Frederik Rreshpja.
Ai ishte dhe nuk ishte, është dhe nuk është, sepse me frymërat kështu ndodh. Sidomos në vendin tonë.
Gjiganti tjetër i lirizmit, Lasgush Poradeci, pati pothuaj të njëjtin fat, harresën, ndoshta të një forme tjetër.
Të dy jetuan pranë qyteteve me liqen. Poetit të jugut, ia njihnim poezitë, por e konsideronim të vdekur, që në gjallje.
Ai i Shkodrës ishte gjallë, por nuk ia njihnim vargjet (unë të paktën e njoha pas vdekjes).
”Harresa” ndaj tyre ndodhi në vitet bolshevike të para dhe pas ’90 – tës.
Tashmë, ata janë dhe s’janë, ikin dhe shfaqen si Frymëra, duke n’a magjepsur me perlat që lanë pas, që nuk njohin epoka dhe ideologjira. ”Harruesit” pushtetarë materialistë, që vazhdojnë t’a ushtrojnë më së miri demonin ”harresë”, një ditë do të treten pa me të voglin shkëlqim, sepse nuk mund të jenë Frymë. Kjo, është privilegj dhe mundim i madh, i Njerëzve – Frymë, siç ishte Rreshpja!
U prehsh në paqe, ”atje lart”, fjalëartë, për të gjitha mundimet që hoqe, për sa kohë, që ishe ”këtu poshtë”!

Valbona Bozgo Musai

Poeti në shkretëtirë

Absurditetet pa asnjë mesazh për TV – të e botës.
Rrallë ndonjë re, arratisur nga kopeja e reve
ikën e hutuar nga peisazhi arabik.
Ai rri aty me kokën në duart e shkretëtirës.
U bën me dorë avionëve.
Pret një dallëndyshe që s’ka për të ardhur kurrë.

Frederik Rreshpja

Leave a Reply

%d bloggers like this: