Maqedonia

Orav: Më 19 shkurt publikojmë vlerësimin për procesin zgjedhor të parakohshëm

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Aivo Orav, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e 24 prillit, në konferencën për shtyp që është mbajtur sot në lidhje me IPA fondet.

Ai ka deklaruar se më 19 mars do të dalin me vlerësimin e procesit nëse Maqedonia do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, ose jo.

Ai nuk ka vërtetuar asnjë lajm rreth ardhjes së mundshme të eurokomisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

Gjithashtu, Orav nuk ka thënë asgjë nëse ndodh shtyerje e zgjedhjeve, pasi që çdo gjë është lënë në dorë të partive politike, duke theksuar se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është këtu nëse këtë e kërkojnë partitë politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button