Bota

Mbi 800 të vdekur pas sulmeve të ushtrisë izraelite

aaa265Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë shkaktuar deri tani mbi 800 palestinezë të vdekur dhe mijëra të plagosur, njoftuan burime spitalore palestineze. ”Mbi 120 prej tyre janë fëmijë”, shtuan ato. Ndërkohë, të paktën nëntë palestinezë, prej të cilëve një fëmijë njëvjeçar u vranë dje në një shkollë të OKB-së në Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës, ku ndodhen të strehuar palestinezë. Trupat u dërguan në morgun e spitalit Jabaliya, pranë Beit Hanun. Zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së në ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRWA), Chris Gunness konfirmoi se bëhej fjalë për disa të vrarë dhe të plagosur në këtë ndërtesë. Zëdhënësi i shërbimeve palestineze të shpëtimit, Achraf al-Qoudra bëri të ditur një bilanc prej 15 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosurish.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button