Home / Kronika / Kronika e zeze / Kalimash, një i vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri, dyshohet konflikti për kromin

Kalimash, një i vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri, dyshohet konflikti për kromin

vrasje-ne-kukesNjë person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një konflikti me armë zjarri të ndodhur paraditen e sotme në Kalimash të Kukësit.

Viktimë ka mbetur Emri Batusha, ndërsa të plagosur  Bilbil e Arbër Batusha të cilët po transportohen në spitalin ushtarak në Tiranë për shkak të plagëve të rënda. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, Muharem Burgjisha i cili pas krimit u largua menjëherë nga vendngjarja.

Nuk dihen detaje për motivet e krimit ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë konflikti për kromin, që shpesh ka çuar në konflikte të armatosura në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.