Home / Ekonomia / Ja si do të jetë Unaza e Vogël e Tiranës

Ja si do të jetë Unaza e Vogël e Tiranës

aSot kanë nisur punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël. Ky projekt synon pajisjen me korsi të dedikuara për biçikletat, autobusët, si dhe me hapësira të bollshme për këmbësorët.

UNAZA 2Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve në segmentin Banka e Shqipërisë deri te Ushtari i Panjohur, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky është tjetër premtim i mbajtur dhe njën ga lajmet më të bukura për qytetin, pasi po ecet përpara me projektet e mëdha për Tiranën.

UNAZA 3“Zyrtarisht, sot Tirana është e gjitha një kantier i hapur, jo vetëm me ndryshimet që po ndodhin në infrastrukturën sociale, shkolla, kopshte e çerdhe, por edhe në infrastrukturën rrugore.

UNAZA 4Nën shembullin e rrugës së parë që nisëm, asaj ‘Dritan Hoxha’, do të vazhdojmë me çdo investim të ri të Tiranës, me të njëjtin parim: korsi të dedikuara për biçikletat, korsi të dedikuara për autobusët dhe hapësirë e bollshme për këmbësorët, që të kenë po aq prioritet sa kanë makinat”,  u shpreh Veliaj.

UNAZA 12UNAZA MOMENT 1UNAZA MOMENT 217 shkurt 2016 (24-ore.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published.