Home / Teknologji / Një mesazh të fshin të dhënat në smartphone

Një mesazh të fshin të dhënat në smartphone

Për përdoruesit e Android vjen një kërcënim i ri: hakerat po përpiqen të fusin një virus mjaft të fuqishëm, të quajtur Mazar.

Ky virus infekton smartphone nëpërmjet një mesazhi, shumë i thjeshtë në pamje të parë. Mazar fshin të gjitha të dhënat në një pajisje të përdoruesit që është prekur, por edhe ti përdorë ato për të bërë telefonata, apo të dërgojë mesazhe me pagesë që rrisin faturën.

Përveç kësaj hakerat mund të lexojnë tekstet e ruajtura në pajisje apo të spiunojnë gjithë trafikun e internetit në telefon. Alarmi jepet nga shoqëria daneze e sigurisë informatike, Heimdal, sipas së cilës një mesazh i tillë i është dërguar mbi 100 mijë personave vetëm në Danimarkë. Megjithatë nuk është e sigurtë nëse mesazhet janë marrë nga përdoruesit.

Ky mesazh në pamje të parë duket i padëmshëm, pasi përmban një link mjaft të ngjashëm me një MMS. Duke klikuar këtë link, në telefon shkarkohet një software i quajtur Tor, që të shkarkon edhe virusin Mazar.

E veçanta e këtij virusi është që është projektuar për të mos goditur rusët, ose më mirë të themi paisjet që kanë si gjuhë të përzgjedhur rusishten, shpjegojnë ekspertët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.