Home / Teknologji / Pamjet e para të Galaxy S7

Pamjet e para të Galaxy S7

Android Authority ka publikuar pamjet e reja të telefonit të ardhshëm të Samsung, S7 dhe S7 Edge që pritet të publikohen më 21 shkurt.

Blogu ka publikuar disa foto dhe një klip të vogël se si do të jetë telefoni i ardhshëm. Përveçse jep një pamje të shpejtë të S7-së, i veshur me xham, na tregon dhe diçka tjetër. Një prej këtyre fotove konfirmon ekzistencën e microSD.

Burimet e Android Authority japin dhe disa detaje kyçe, duke thënë se pajisja është e certifikuar IP67 apo IP68, që do të thotë mjaft hermetike ndaj papastërtive dhe lëngjeve. Gjithashtu, do të ketë Android 6.0 Marshmallow, kamera kryesore 12 megapiskel, dhe një bateri 2800 mAh. Gjithashtu ka edhe portën e USB-së, Tipi C për ushqyerjen dhe transferimin e të dhënave, siç dhe është raportuar më herët dhe nga Wall Street Journal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.