Home / Ekonomia / 25 380 fermerë të pajisur me NIPT, proçesi formalizimit po ecën me shpejtësi

25 380 fermerë të pajisur me NIPT, proçesi formalizimit po ecën me shpejtësi

Proçesi i pajisjes me NIPT të fermerëve, po ecën mjaft mirë dhe me shpejtësi, sepse shtyhet nga interesi dhe përfitimet që marrin prodhuesit nga formalizimi i aktivitetit bujqësor.

Deri tani rezultojnë 25 380 fermerë të pajisur me NIPT ose te formalizuar, nga 365.000 të identifikuar gjithesej.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, pajisja me NIPT e fermerëve nuk përbën për ta, asnjë detyrim të karakterit tatimor apo fiskal. E thënë ndryshe, pajisja me NIPT është e vetmja mënyrë për t’u bërë i dukshëm për shtetin, donatorët, si dhe për të përfituar nga fondet e mbështetjes buxhetore dhe ato të BE-së.

Një shembull konkret i përfitimit nga formalizimi është p.sh: për çdo kilogram sherebelë të shitur në pikat e grumbullimit, fermerët e pajisur me NIPT përfitojnë 120 lekë/kg, ndërsa ata jo formalë 100 lekë/kg. Pra grumbulluesi, blerësi aplikon për fermerët me NIPT çmime preferenciale në blerje, sepse për këtë ai subvencionohet në masën 20% nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.