Politika

Socialistëve u shpërthejnë debatet para votimit të hartës dhe ligjit të policisë

Mazhoranca

Pas Kuvendit, Tahiri shkon në Kryeministri, takohet me Peleshin

Parlament – Deputetët Dule, Doshi, Frroku, Prenga, Ndreu dhe Cara mungojnë në votimin e ligjeve me tre të pestat

seanca foto e madhePrania e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Kryeministri, u përfol se kishte të bënte pikërisht me situatën e tensionuar brenda mazhorancës, e cila është evidentuar gjatë edhe në media.

Edhe pse në fillim u fol se Tahiri zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me kritikat që janë bërë mbi Tahirin, deputetë të mazhorancës, si dhe burime pranë Ministrisë së Brendshme konfirmuan për gazetën “Shqip”, se ministri i Brendshëm është takuar vetëm me zv.kryeministrin Niko Peleshi. Burimet thonë se biseda mes tyre ka qenë e fokusuar jashtë sulmeve të fundit që janë drejtuar mbi ministrin e Brendshëm, por ka qenë takim rutinë për tematika të brendshme të ministrisë. Ministri Tahiri, së fundmi, është vënë në shënjestër të sulmeve nga disa prej deputetëve të mazhorancës në lidhje me veprimtarinë e Ministrisë së Brendshme. Ka qenë deputeti i PS-së, Tom Doshi, ai i cili ka kritikuar emërimet që janë bërë në Ministrinë e Brendshme nga vetë Tahiri, madje kritikat e tij kanë shkuar edhe më tej deri tek akuza personale. Doshi akuzoi Tahirin se ka emëruar drejtues të uniformave blu vetëm tepelenas, duke e krahasuar atë me Berishën që, sipas tij, emëronte vetëm tropojanë. Këto qëndrime deputeti socialist i shprehu në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku diskutohej projektligji “Për Policinë e Shtetit”. Edhe pse u fol për një takim informal mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe ministrit Tahiri me deputetët e Komisionit të Ligjeve për të “sheshuar” përplasjet mes tyre në lidhje me projektligjin për Policinë e Shtetit dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duket se ky takim nuk ka mundur që të bindë deputetin Doshi, i cili është edhe anëtar i këtij komisioni, por dhe të tjerë për votën pro drafteve të qeverisë. Kjo u konstatua dje në mungesat e disa prej deputetëve të majtë si dhe aleatit Mark Frroku në seancën e djeshme plenare, ku për shkak të mungesës së 84 votave nuk u arrit që të miratohen një sërë projektligje. Të enjten e ardhshme pritet të votohen ligje të rëndësishme, siç është harta territoriale. Të paktën gjashtë deputetë janë shprehur qartazi kundër kësaj harte. Dy deputetë janë pjesëtarë të koalicionit qeveritar, Dule i PBDNJ-së dhe Frroku i PKD-së. Të tjerët janë të PS-së, si Parid Cara, Pjerin Ndreu, Andrea Marto, si dhe një i LSI-së, Vangjel Tavo. Nëse deputetë të majtë do të mungojnë edhe në seancën e ardhshme plenare, e cila është e fundit për këtë sesion parlamentar, atëherë kjo do të sjellë probleme jo të vogla në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar të votave. Në rendin e ditës është harta e re territoriale, draftet “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për Gjykatat Administrative”, përfshirë këtu dhe Reforma Territoriale do të miratohen në shtator, kur nis sesioni i ri parlamentar.

Kjo frymë brenda mazhorancës duket se ka sjellë edhe rebelimin e disa deputetëve përveç së majtës, edhe atyre të LSI-së, të cilët kanë lëshuar kritika për projektligjet që janë shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë, konkretisht atë “Për Policinë e Shtetit”. Deputetë të LSI-së kanë lëshuar kritika mbi draftin e qeverisë në lidhje me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe shkrirjes së Gardës së Republikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button