Home / Teknologji / FBI sfidon kompaninë Apple

FBI sfidon kompaninë Apple

Masakra e San Bernardinos në Kaliforni është kthyer në mollë sherri mes FBI-së dhe Apple-it.

Byroja Federale e hetimit kërkon kodin e telefonit iPhone të vrasësit, por kolosi i teknologjisë refuzon me argumentin se një lëshim i tillë përbën një precedent të rrezikshëm.

Të dhënat e smartfonit të autorit të sulmit, Syed Rizwan Farook, do të shkatërrohen nëse hetuesit vendosin e shumta 10 herë fjalëkalimin e gabuar.

Një gjykatës federal e urdhëroi kompaninë Apple të ndihmojë FBI-në me zhbllokimin e telefonit të vrasësit, por shefi ekzekutiv i saj, Tim Cook u shpreh se do ta apelojë vendimin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: