Rajoni

Mogherini: Italia i kushton rëndësi integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

aaa269 Italia, që ka presidencën e radhës të BE-së, parapëlqen të flasë më shumë për integrimin e Ballkanit Perëndimor sesa për zgjerimin e këtij të fundit në union, deklaroi ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini në një intervistë me gazetën lokale maqedonase ”Dnevnik”. Mogherini ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni. “Më shumë sesa për zgjerimin, që duket se është një proces që fillon nga Brukseli për pjesën tjetër të Evropës, më pëlqen të flas për integrimin. Presidenca italiane ka vendosur integrimin në mes të prioriteteve të saj dhe të përfshira në programin e 18 muajve të tre presidencave që
konsiderojnë se është me rëndësi t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministrja italiane. ”Si një dëshmi konkrete unë kam planifikuar që në fillim të presidencës italiane vizita në rajon dhe në Shkup”, shtoi Mogherini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button