Amerika

Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA

Raundi i tretë i zgjedhjeve paraprake mbahen këtë të shtunë në Shtetet e Bashkuara të Amerikes ku zgjedhësit në Nevada dhe ata në Karolinën e Jugut i drejtohen qendrave të votimit.

Kandidatët republikanë garojnë në një raud paraprak në  Karolinën e Jugut, ndërsa kandidatët demokratë, rivalët Hillary Clinton dhe Bernie Sanders ndeshen në  Nevada.  Sondazhet e nxjerrin sërish në përparësi miliarderin Doland Trump, duke dëshmuar njëherësh se fitorja e tij ne New Hampshire nuk ishte rastësore.

“Do ta bëjmë vendin tonë vetë dhe siç duhet.Do të punojmë dhe kemi për ta bërë Amerikën edhe një herë të shkëlqyer”, është shpreuhr Trump.

Gara republikane në Karolinën e Jugut ka marrë doza edhe me të forta debati në ditët e fundit pas përplasjeve të Donald Trump dhe Jebb Bush, ku miliarderi lidhi vëllain e Jeb, George Bush me luftën e Irakut, kur ai ishte president. Po ashtu Trump ka kërcënuar se do ta padisë rivalin Ted Cruz lidhur me një reklamë televizive, ndërsa Cruz ia ktheu se ai  nuk ka përgatitjen e nevojshme për të qenë komandant i përgjithshëm.

Nga ana tjeter edhe në kampin demokrat gara është e ashpër pasi , sondazhet nxjerrin një diferencë të ngushtë popullariteti të Hillary Clinton dhe Bernie Sanders në Nevada. Kandidati social demokrat Sanders, e akuzoi ish sekretaren amerikane të shtetit se po përdor Barack Obamën për të fituar votat e afrikano-amerikanëve.

Kur garonte përballë Barack Obamës në vitin 2008, Hillary Clinton i fitoi zgjedhjet paraprake të Nevadës, ndaj ajo ka edhe besimin që do të triumfojë në këtë raund të radhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button