Home / Arte / Libri / Vdes shkrimtari dhe semiologu i famshëm Umberto Eco

Vdes shkrimtari dhe semiologu i famshëm Umberto Eco

Vdes në moshën 84-vjeçare, shkrimtari i famshëm italian Umberto Eco. Ai u nda nga jeta në orën 22.30 të mbrëmjes së djeshme, në banesën e tij. Bota humb një nga zërat më të rëndësishëm të kulturës bashkëkohore dhe të gjithëve do të na mungojë kritika e tij mbi politikën dhe fenomenet sociale.

Eco ishte filozof, semiolog dhe publicist. Ai ka lindur në Aleksandri me 5 janar të 1932. Në 1988 kishte krijuar Departamentin e Komunikimit në Universitetin e San Marinos. Nga 2008, ishte profesor dhe kryetar i Shkollës së Lartë të Shkencave Humane të Universitetit të Bolonjës.

Umberto Eco ka shkruar ese të shumta me estetikë mesjetare, studime në shkencën e semiologjisë dhe romane të suksesshme. “Emri i trëndafilit ” , është një nga romanet më të shitura të tij, i cili për herë të parë u botua në vitin 1980 dhe deri më tani ka arritur një rekord prej 14 milionë shitjesh.

Gjithashtu kjo vepër u përkthye në më shumë se njëqind gjuhë. Romane mjaft të spikatura të semiologut italian, janë “Varrezat e Pragës”, “Numri Zero”, “Lavjerrësi Foucault”, “Ishulli i një dite më parë”, e të tjerë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: