Home / Bota / Të gjithë kundër Rusisë; Moska kërkoi në OKB ndalimin e veprimeve turke në Siri

Të gjithë kundër Rusisë; Moska kërkoi në OKB ndalimin e veprimeve turke në Siri

Fuqitë perëndimore e refuzuan kërkesën e Rusisë të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ndaluar veprimet ushtarake të Turqisë në Siri.

Me tone të ashpra përfaqësuesit e ShBA-ve dhe Francës e hodhën poshtë draft rezolutën e hartuar nga Moska e cila kërkonte pushimin e çdo veprimi që sipas tyre, minon sovranitetin e Sirisë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Poëer, e akuzoi Rusinë se po perpiqet te shmangë vëmendjen nga fushata e saj ajrore pro regjimit sirian të Bashar al-Assad dhe i kërkoi Moskës që të veprojë në bazë të marrëveshjes së paqes të miratuar më herët në Mynih nga John Kerry dhe Sergei Lavrov.

Po ashtu, ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, u shpreh se Rusia duhet të kuptojë që suporti pa fre që po i jep Bashar al-Assadit është ekstremisht i rrezkshëm, pasi sipas tij, Siria po përballet me një përshkallezim të rrezikshëm ushtarak që lehtë mund të dalë jashtë kontrollit dhe të çojë botën në një situatë të panjohur.

Ujdia e paqes e miratuar ne Mynih supozohej të fillonte ditën e premte, por dështoi pasi forcat kurde të mbështetura nga forcat ajrore të udhëhequr nga SHBA tentuan të merrnin në kontroll hapësira të zaptuara nga Shteti Islamik.

Por për analistët, përshkallëzimi i sulmeve ajrore nga Turqia dhe Rusia në Siri, rrit edhe riskun e një përplasje të mundshme në qiell të hapur, çka ngre frikën e një konflikti të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.